
Kuqezinjtë janë vendosur në Zvicër ku sonte do të zhvillojnë një seancë stërvitore, ndërsa të shtunën nga ora 19:00 zhvillojmë miqësoren me FC Wil.
Duke përfituar nga pauza e kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, kuqezinjtë kanë lënë për shkurt vendin duke u shkuar në “konak” shqiptarëve të Zvicrës dhe jo vetëm. Në fakt Shkëndija është mysafire e ekipit zviceran FC Wil që mirëpret tanët në duelin miqësorë të ditës së shtunë, derisa numri i madh i atdhetarëve në shtetin helen ka sjellë eufori dhe kënaqësi që Shkëndija gjendet në Zvicër.
Kuqezinjtë që në momentin që prekën tokën zvicerane ndjenë mikëpritjen e shqiptarëve pa dalë nga aeroporti, derisa presim njejtë të jetë edhe nesër në ndeshjen Wil-Shkëndija.
Sonte në ora 19:00 trajneri Ardian Nuhiu do të drejtojë skuadrën në seancën stërvitore në stadiumin “Lidl Arena” në Wil, derisa të shtunën në të njejtën kohë zhvillohet miqësorja Wil-Shkëndija, të cilës do t’i paraprijë program i pasur kulturo artistik.
