Skuadra U-19 në përgatitje një javore në Ohër

No image

Shpresat “kuqezi” nën udhëheqje të Jeton Beqirit sonte kanë udhëtuar drejt Ohrit, ku 7 ditët e rradhës do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve. Shkëndija bart llogari për të rinjtë dhe ky është vetëm hap i parë në drejtim të asaj që pretendohet të ndërtohet në të ardhmen.

Skuadra U-19 e Shkëndijës e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri sonte ka udhëtuar drejt Ohrit, ku do të qëndrojë 7 ditët e ardhshme për të realizuar fazën kryesore të përgatitjeve dimërore. Shkolla e futbollit vlerësohet shumë e rëndësishme në planet afatgjate të skuadrës, ndërsa si kategori më pranë ekipit të parë juniorët duhet të jenë filteri i fundit para hyrjes në formacionin më të mirë.
Shpresat e Shkëndijës përveç seancave stërvitore në Ohër do të zhvillojnë dy ndeshje kontrolluese. Është duke u kërkuar kundërshtar për të premten, ndërsa të martën e ardhshme do të zhvillohet testi me anëtarin ambicioz të Ligës së Tretë, FC Struga Trim Lum.

Shkëndija U 19
Lista e futbollistëve:
1. Fatjon Ibrahimi
2. Burim Havziu
3. Besnik Shabani
4. Arlind Aliti
5. Ilber Beqiri
6. Irfan Rizvani
7. Edon Asani
8. Hasip Loki
9. Ylber Luma
10. Haxhi Krasniqi
11. Ardi Kasami
12. Vegim Karimani
13. Rihan Zeqiri
14. Riad Agushi
15. Nuran Halimi
16. Elvir Beqiri
17. Ilaz Çilafi
18. Muharem Velija
19. Artan Bajrami
20. Eroll Selimi
21. Agon Huseini
22. Donat Aliu
Jeton Beqiri – trajner
Enver Ramadani – trajner i portierëve
Neim Pajaziti – fizioterapeut.