Shpresat kuqezi zhvillojnë sezon pozitiv

No image

Shkëndija U19 në një super ndeshje mundi 4:3 Breran, derisa kuqezinjtë me gjitha gjeneratat në kategoritë e reja gjendet në pozita të larta në renditje të Super Ligës. Shpresat javën e shkuar kishin miqësore pozitive me Partizanin e Tiranës U19. 

Nëse bazohemi te thënia „dita e mirë shihet që në mëngjes“, kuqezinjtë duket se i pret kampanjë goxha e frytshme në të gjitha kategoritë. Nëse ekipi i parë është lider pas 10-të xhirove në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kënaq renditja dhe paraqitjet edhe të gjithë skuadrave në kategoritë e reja të cilat mbajnë pjesën e epërme të renditjes.  

Ju hedhim një sy paraqitjeve të javës së fundit në kategoritë e reja. Të enjtën në Tetovë super ndeshje e Shkëndijës U19. Ekipi i drejtuar nga Bekim Osmani fitoi 4:3 Brera Strumicën në një duel shumë interesant, me kthesa e përmbysje në rezultat dhe me penalti të pritur nga portieri Ylli Ziberi në minutën e fundit. Daut Dauti shënoi dy gola, ndërsa nga një shtuan Vebi Islami e Erion Elmazi.
Paraprakisht të shtunën e shkuar pauzën në kampionat Shkëndija U19 e shfrytëzoi për miqësore me Partizanin U19 në Tiranë. Rezultati ishte 2:1 për vendasit, me Hisar Ali që shënoi për kuqezinjtë, derisa në rezultat 0:0 Arbin Kurti humbi penalti për Shkëndijën.  

Duke parë si kanë ecur gjërat në këto xhiro deri tani në këtë sezon, patjetër të jemi të kënaqur. Thuaj se me gjitha gjeneratat jemi në krye apo afër kreut të renditjes. Paraqitja e gjenderatës U19 të enjten ishte vërtet e shkëlqyeshme. E njejta gjeneratë luajti një super miqësore me Partizanin e Tiranës. Edhe gjeneratat tjera në Super Ligë po dhurojnë paraqitje shumë pozitive dhe janë lartë në renditje. Shto këtu faktin se krahas 4 lojtarëve që ushtrojnë me seniorët (Jakupi, Meliqi, Nuhija dhe i huazuari Nazifi), 5 futbollistë tjerë (portieri Onur Beshir, Erand Ziba, Albion Musliu, Hisar Ali dhe Luka Gavrovski) kanë ftesë nga Maqedonia U17 për turneun parakualifikues në Maltë. Këto fakte tregojnë se te shkolla e futbollit bëhet punë e mirë dhe presonalisht pres që gjithë kësaj në vitet në vijim t’ia shohë hajrin ekipi i parë“, shprehet drejtori i shkollës së futbollit Shkëndija, Erhan Selimi.  

Të enjtën barazim 1:1 me Breran shënoi Shkëndija U18 e drejtuar nga Taxhedin Kasami. Muamed Shefiti shënoi golin për kuqezinjtë që udhëheqin renditjen me 16-të pikë pas 7 xhirove.  

Shkëndija U17 me trajnerin Agron Memedi të mërkurën ishte e shkëlqyeshme në Strumicë ku fitoi 3:1 Breran (golashënues Luka Gavrovski, Edis Bajrami dhe Gerti Arifi), derisa humbje 1:0 pësoi gjenerata U16. Kjo kategori me trajnerin Ismail Ismaili janë gjeneratë e re në Superligë dhe në 7 ndeshje kanë efekt prej 5 fitoreve dhe dy humbje.  

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME