
Shpresat kuqezi do të jenë mysafirë të Partizanit në Tiranë në një ndeshje vëllezërore ky dy ekipet do të plotësojnë pauzën e kampionateve.
Pauza ndërkombëtare e kampionateve shkaku i ndeshjeve eliminiatore të ekipeve përfaqësuese do të shfrytëzohet për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet juniorëve të Partizanit të Tiranës dhe Shkëndijës sonë. Kryesia kuqezi i ka thënë po ftesës së vëllezërve nga Tirana për zhvillimin e kësaj ndeshjeje mes ekipeve U19.
Kështu skuadra jonë e shpresave e udhëhequr nga trajneri Bekim Osmani udhëton drejt kryeqendrës shqiptare, ku të shtunën në orën 14:30 në “shtëpinë” e Partizanit, “Arena e Demave” do të zhvillohet miqësorja Partizani U19 – Shkëndija U19.
