Shkëndija U17 pjesëmarrëse në turneun mbarëkombëtar në Tiranë

No image

Shpresat kuqezi do të garojnë me ekipe nga Shqipëria e Kosova në turneun “Future of Football Tournament”. 

Shkolla e futbollit Shkëndija vazhdon të ndjek me besnikëri programën për pjesëmarrje në turne të ndryshme jashta vendit me qëllim ngritjen e nivelit të lojtarëve të ri dhe fitimit të eksperiencës në ndeshje ndërkombëtare. 

Kështu gjenerata U17 e Shkëndijës (fëmijë të lindur në vitin 2007 që nga muaji korrik do të jenë U18) sot ka udhëtuar drejt Tiranës ku për tre ditë do të jetë pjesë e turneut mbarëkombëtar “FUTURE OF FOOTBALL TOURNAMENT”. 

Skuadra që do të drejtohet nga trajneri Taxhedin Kasami dhe trajneri i portierëve Armend Elezi është shortuar në grupin A së bashku me Prishtinën, Kinostudio (Tiranë) dhe Ramiz Sadiku B. Ekipet që do të kapin dy vendet e para në grup vazhdojnë më tutje ku do të ndeshen me dy ekipet më të mira të grupit B e ku bëjnë pjesë Ramiz Sadiku A, Albanet, Besëlidhja dhe Kamza. 

subl

Share Now

Related Post