Shkëndija U16 fiton Kupën e Maqedonisë

No image

Pionierët e rinjë kanë fituar trofeun e Kupës së Maqedonisë duke mundur në finale 3:2 Bregallnicën. Të enjten kuqezinjtë kanë edhe dy finale tjera me gjeneratat U18 dhe U19. 

Shkëndija fiton Kupën e Maqedonisë në kategori të pionierëve të rinjë pasi sot në Shkup mundën me rezultat 3:2 moshatarët e tyre të Bregallnicës në finalen e madhe për gjeneratën U16. Në një ndeshje shumë interesante dhe me 5 gola të shënuar, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Taxhedin Kasami në fund menaxhuan të dalin triumfues. Musliu solli epërsi për Shkëndijën pas katër minutave lojë, mirëpo simetria në rezultat u kthye në minutën e 11-të kur Nehtenin barazoi në 1:1. Kuqezinjtë vazhduan të sulmojnë dhe shpërblimi erdhi në minutë  e 33-të kur Ali realizoi për 2:1. Në pjesën e dytë Shkëndija avansoi 3:1 me golin e Bajramit, ndërsa deri në fund ekipi nga Shtipi arriti përmes Antonievit (65’) të shënojë për rezultat final 3:2.

Kështu trofeu përfundoi në duart e kuqezinjëve të ri që festuan me meritë këtë sukses. 

Shkëndija të enjten në Kërçovë zhvillon dy finale tjera në kategoritë U18 dhe U19. Kadetët kuqezi në orën 10:30 përballen me Vardarin, ndërsa nga ora 17:00 juniorët do të diskutojnë trofeun e Kupës përballë Rabotniçkit.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME