Shkëndija U13 pjesëmarrëse në “Kupa Pavarësia 2023” në Durrës

No image

Kuqezinjtë u përfaqësuan në edicionin e sivjetshëm të turneut të futbollit për moshat e reja “KUPA PAVARËSIA 2023”. Shoqata Vllaznimi me qendër në Durrës në bashkëpunim me Federatën shqiptare të Futbollit në fundjavë organizuan aktivitete sportive në nderë të festës së  28 Nëntorit, “Kupa Pavarësia” me sloganin “Festojmë së bashku”. Ky aktivitet bëri bashkë fëmijë e të rritur me 42 ekipe të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Lugina e Preshevës të moshës 9, 11 e 13 vjeç. 

KF Shkëndija mori pjesë me gjeneratën U13, por me numër të mjaftueshëm lojtarësh për të garuar me dy ekipe në dy grupe të ndryshme. Të udhëhequra nga koordinatori Husein Kadriu dhe trajneri i portierëve Hekuran Xheladini, kuqezinjtë e rinjë zhvilluan 8 takime (nga 4 secila skuadër në grupin përkatës) me epilog prej 7 fitoreve dhe 1 barazimi. 

Turneu duke qenë me karakter festiv nuk kishte shpallje të fituesit dhe organizatori ndau mirënjohje për gjitha ekipet pjesëmarrëse. 

Përveç respektit për festën e pavarësisë, përgjegjësit e shkollës së futbollit tregojnë kujdes edhe për gjeneratat e Ligës së Fëmijëve, derisa për të ardhmen planifikojnë në turne ndërkombëtare të përfshihen edhe gjeneratat tjera të moshave kuqezi.