Shkëndija përballë Makedonija Gj.P. në gjysmëfinale të Kupës

No image

Kuqezinjtë finalen e Kupës do ta kërkojnë përmes përballjes teke me Makedonija Gj.P. më 5 prill në Tetovë. 

Sot në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për dyshet gjysmëfinaliste të Kupës së vendit. 

Shkëndija për rival ka marrë Makedonija Gjorçe Petrovin me të cilët do të ndeshemi më 5 prill në Tetovë. Kupa e vendit vazhdon të luhet me sistem eliminimi me ndeshje teke (nuk ka dy ndeshje si më parë), që nënkupton se kuqezinjtë para tifozëve vendas do të kërkojnë kualifikimin në finale të Kupës. 

Gjysmëfinalja tjetër vendos përballë njëra-tjetrës Struga Trim&Lum me Sileksin.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME