Shkëndija nis përgatitjet për gjysmësezonin pranveror

No image

Kuqezinjtë deri më 24 janar do të stërviten në Tetovë, ndërsa prej 25 janar deri më 10 shkurt ekipi do të qëndrojë në Turqi. Janë planifikuar 6 ndeshje kontrolluese.

Përfundon pushimi dimëror i kuqezinjëve. Skuadra sot kishte grumbullimin e parë për vitin 2023 dhe futbollistëve u është prezantuar planprogrami i fazës përgatitore. Të pranishëm ishin gjithë futbollistët, përfshi edhe përforcimin e janarit Metodi Maksimov. Me leje nga klubi mungoi kapiteni Hasani, që bashkohet me ekipin nga dita e enjte.

Sot dhe nesër futbollistët do të realizojnë ekzaminimet mjekësore, ndërsa nga e premtja ekipi do të dalë edhe në terren dhe do të vijojë me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Deri më 24 janar ekipi do të vijojë punën në Tetovë periudhë kur mes tjerash planifikohen dy ndeshje kontrolluese të nivelit më të lehtë. Më 25 janar është planifikuar udhëtimi për në Antalia ku do të qëndrohet deri më 10 shkurt. Në Turqi, përveç punës fizike dhe tekniko taktike, janë caktuar të luhen 4 ndeshje kontrolluese me kundërshtarë shumë cilësorë. 

Gjysmësezoni pranveror është planifikuar të startojë më 19 shkurt.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME