Shkëndija kthehet në Tetovë pas fazës së suksesshme përgatitore në Antalia

No image

Kuqezinjtë janë kthyer në Tetovë pas përgatitjeve 14-ditore në Antalia, ku luajtëm edhe 4 ndeshje kontrolluese. Nga e marta ekipi vazhdon punën në Tetovë deri në ndeshjen e parë kampionale të vitit 2024.

Pas një faze të suksesshme përgatitore në Antalia, ekipi kuqezi është kthyer në Tetovë, gati për të nisur sezoni të ri. Gjatë këtyre 14 ditëve intensive në Turqi, futbollistët punuan me shumë përkushtim dhe determinim për të arritur formën më të mirë fizike dhe taktike për sfidat e kampionale.

Përveç seancave stërvitore, ekipi pati edhe mundësinë të luante 4 ndeshje kontrolluese, duke treguar një performancë të respektueshme në fushën e lojës. Fitoret e arritura kundër Dinamo Batumi (2:0), Warta Poznan (1:0) dhe FC Liepaja (1:0), së bashku me barazimin me Dinamo Kievin (1:1), janë rezultate të cilat përforcojnë besimin dhe moralin e ekipit përpara vazhdimit të sezonit. Paraprakisht, ekipi pati një fitore të shkëlqyer 6-0 ndaj Skopjes në ndeshjen e parë kontrolluese në Tetovë.

Pas kthimit në shtëpi, lojtarët e Shkëndijës po përfitojnë nga disa ditë pushimi për të rikuperuar energjinë dhe për të reflektuar mbi sfidat e ardhshme. Nga dita e martë, ata do të rifillojnë përgatitjet në Tetovë deri në ndeshjen e parë kampionale të vitit 2024, ku të dielën e ardhshme do të ndeshemi me Makedonija Gj.P. në Shkup.

Share Now

Related Post