Shala: Karakteri që manifestuam ndaj Pobedës të na karakterizojë në të ardhmen

No image

Shkëndija ka nisur me stil pas pauzës ndërkombëtare të kampionatit, duke dalë me fitore 3:1 nga transferta me Pobedën në Prilep. Ndeshje e dominuar nga fillimi e deri në fund nga kuqezinjtë, por që deri te fitorja 3:1 duhej të kalonin përmes rrugës së përmbysjes. Shkëndija pa veten në negativë 1:0, por në vazhdim Doriev dy herë dhe Shala sollën golat e fitores.

Ndoshta nuk duhej të ndodh ai gol i pranuar, por kështu fitorja duket më e ëmbël. Kush pa ndeshjen e ka të qartë se ne ishim superiorë, por nëse duhet të nxjerim diçka pozitive nga ajo se si shkoi ndeshja, atëherë do të ishte karakteri që tregoi skuadra. Nuk u dorëzuam në asnjë moment dhe me bindje vazhduam deri sa realizuam planin. Ky karakter duhet të jetë karakteristikë e Shkëndijës në çdo ndeshje që pason”, shprehet autori i golit të dytë në takimin me Pobedën, Adenis Shala.

Pobeda arkivohet, pasi të mërkurën kemi sfidë tjetër. Na vjen Skopje në kuadër të Kupës dhe si skuadër që duam maksimumin në çdo garë, sigurisht se mendojmë vetëm për fitore dhe kualifikim. Kupa është karakterisike se luhet vetëm një ndeshje dhe gabimet nuk kanë vend për përmirësim, prandaj me përqendrim maksimal presim këtë sfidë që synojmë ta fitojmë”, përfundoi Shala duke folur për takimin e 1/8 së finales së Kupës, Shkëndija-Skopje që në program është të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 14:00.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME