Seancë me nutricioniste për Shkëndijën U15

No image

Shpresat kuqezi zhvilluan seancë për këshillim profesional për mënyrën e të të ushqyerit, derisa drejtuesit e shkollës pretendojnë ta bëjnë këtë segment si pjesë të programit.

Procesi stërvitor dhe përgatitja e futbollistëve të ri paralal me punën që bëhet në fazën e ushtrimeve, rëndësi jashtëzakonisht të madhe ka edhe në mënyrën e të të ushqyerit. Qoftë për orarin, përmbajtjen e ushqimit dhe sasinë që konsumohet në faza të ndryshme. 

Pikërisht për këtë arsye dhe me qëllim njoftimin e fëmijëve me këshilla profesionale në fushën e të të ushqyerit, drejtuesit e shkollës së futbollit organizuan seancë me nutricioniste për gjeneratën U15 të Shkëndijës. 

Enesa Nesimi para fëmijëve të lindur në vitin 2009 foli për mënyrën dhe sasinë e ushqimit në faza të ndryshme varësisht prej ngarkesave fizike si gjatë fazës përgatitore, pjesës garuese në kampionat, ditën e ndeshjeve,  kohën e pushimeve apo edhe zgjedhjes që duhet bërë në fazë rehabilitimi kur një lojtar rikuperohet nga lëndimi. 

Seanca u prit shumë mirë nga djemtë e gjeneratës U15 për të cilët kjo ishte diçka e re dhe që do tu shërbejë shumë për të ardhmen. Drejtori i shkollës së futbollit, Erhan Selimi vlerëson se seanca të këtilla duhet organizuar edhe për gjeneratat tjera, derisa planifikon ta fusë këtë segment si pjesë e planprogramit si pikë shumë e rëndësishme për ngritjen e nivelit fizik të lojtarëve të ri. 

Kam zgjedhur disa tema më të rëndësishme të cilat do t’i bashkëbisedojmë. Çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të konsumojnë ata përpara stërvitjeve apo pas ndeshjeve? Vlerat nutritive, çfarë u nevojitet e çka nuk ju nevojitet sepse për të qenë futbollist profesionist patjetër duhet pasur kujdes në fushën e të të ushqyerit ku duhet kujdes maksimal. Gjithashtu edhe hidratimi është temë në veti e cila duhet sqaruar se çfarë duhet të pihet, sa duhet të pihen lëngje. Suplimentet janë temë në vete. Do ketë meny, mënyra se si duhet të duket një dietë ushqimore gjatë ditës kur ka ndeshje apo edhe kur kanë seancë stërvitore. Si temë të rëndësishme kemi zgjedhur edhe fazën pas lëndimeve dhe zgjedhjen e duhur të ushqimit në atë periudhë, si dhe pjesën e të të ushqyerit kur sportistët janë në pushim pas mbylljes së sezonës”, shprehet nutricionistja Enesa Nesimi, e cila fëmijëve do tu dorëzojë plan për mënyrën e të të ushqyerit dhe të njejtën duhet ta ndjekin me ndihmën e prindërve të tyre. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME