Rikuperohet portieri Marko Jovanovski

No image

Portieri Marko Jovanovski është rikuperuar plotësisht dhe tani më është i gatshëm 100% për tu vënë në shërbim të stafit teknik.

markoJovan2

Jovanovski lëndoi gishtin e madh të këmbës para ndeshjes së kthimit të play-offit të Liga Evropës me Gentin e Belgjikës, që si pasojë nuk ishte i gatshëm për lojë disa javë me rradhë. Në vend të tij në ndeshjet e deritashme ai zëvendësohej nga Besir Nuhii që bashkë me Zahovin konkuronin për të ruajtur portën. Tani Jovanovski është shëruar plotësisht, tani më disa ditë ushtron me intensitet maksimal dhe rrjedhimisht është përfshirë në listën e 18-të futbollistëve që do të konkurojnë për takimin e xhiros së 7-të me Rabotniçkin në Shkup.