Rikuperim në plazh para sprintit përfundimtar në Antalia

No image

Shkëndija në Antalia jep sinjale se është në rrugë drejt suksesit!

Ekipi ynë po përgatitet me zell për sfidat e reja. Duke ditur ngarkesat e shumta nga tempoja me dy stërvitje në ditë, pa harruar edhe ndeshjet kontrolluese, stafi teknik mendon edhe për rifreskimin e futbollistëve në aspekt fizik.

Sot, skuadra kishte në plazh një seancë të mrekullueshme të rikuperimit. Lojtarët tanë po punojnë fort, duke u përfshirë plot energji në trajnimet e tyre. Jo gjithçka është lojë në det, pasi ekipi vazhdon përgatitjet për ndeshjen e ditës së premte kundër Dinamo Kievit. 

Share Now

Related Post