Raporti i ndeshjes | Test i suksesshëm me FK Liepāja

No image

Forma e Shkëndijës vazhdon të ngritet, derisa zhvilluam paraqitje pozitive ndaj FK Liepāja. Pjesa e parë e kënaqshme, derisa përmirësim i dukshëm në të dytën kur Webster realizoi golin e fitores 1:0. 

Ndeshjen e tretë kontrolluese në Antalia kuqezinjtë e mbyllin me triumf 1:0, duke shtuar tjetër takim pa gol të pranuar në fazën përgatitore. Trajneri Beqiri vazhdon të kombinojë formacionin, duke kërkuar 11-shen ideale, paralel me dhënien e mundësisë për lojë bashkarisht të më shumë lojtarëve. Kështu sot komplet i lirë u ka portieri Taleski, derisa ndeshjen e nisëm me Astrit Amzain në portë. Qendra e mbrotjes ishte kombinim i Cakes me Meliqin, derisa krahët e mbrojtjes ishin për Kocevin e Velijan. Qaka, Totre e Krasniqi mbuluan mesfushën, derisa në sulm u rreshtuan Shala, Çinari e Aganspahiç. 

Shkëndija që luajti me fanella të bardha shpejt vendosi autoritet në fushë, derisa nga minuta e 14-të deri te e 23-ta u kanosëm me Caken, Aganspahiç, Krasniqin dhe Çinarin. Liepaja nuk arrinte të kërcënojë edhe në momentet kur dilte përpara, derisa në fund të pjesës së parë sërish 3 kërcënime te Shkëndijës. Çinari fillimisht me kokë gjuajti mbi portë, derisa më vonë roveshata e tij nuk doli si donte, ndërsa gjuajtja e lirë e Krasniqit kontrollohet nga portieri kundërshtar Kurakins. 

Pjesën e dytë e vazhduan Amzai, Cake, Velija, Qaka, Totre dhe Shala, ndërsa u inkuadruan Adili, Rexhepi, Krstevski, Webster dhe Ademi. Më vonë hynë edhe Dita, Ramani, Nuhija, Jakupi e Kurti, si dhe Florent Ramadani që luajti 3 minutat e fundit, duke shënuar rikthimin e tij pas pauzës së gjatë shkaku i dëmtimit. 

Pjesa e dytë ishte më energjike dhe Shkëndija dominoi më shumë se në të parën, duke manifestuar presion të lartë në pjesën kundërshtare. Fiton Ademi solli kanosjen e parë kur depërtoi në zonë, por e djathta e tij e fortë nga një kënd i mbyllur u neutralizua nga portieri. Ndryshimi do të vinte në minutën e 65-të kur Krstevski arriti të rëmbente një top, ndërsa pasi portieri ndali goditjen e tij përfiton Webster që godet saktë për epërsi 1:0. 

Vazhdimi foli për Shkëndijën që kishte kontrollin e lojës, porta jonë nuk u rrezikua në asnjë moment, ndërsa pavarësisht se nuk sollëm golin e dytë ky test mund të vlerësohet i suksesshëm sepse stafi teknik mori atë që dëshironte nga ky duel. 

SHKËNDIJA-LIEPĀJA 1:0 (0:0)

Emirhan Sport Center, Side – Antalia 

Golashënues: Webster 65’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Amzai, Kocev, Meliqi, Cake, Velija, Qaka, Totre (c), Krasniqi, Çinari, Shala, Aganspahiç.

Luajtën edhe: Adili, Rexhepi, Krstevski, Ademi, Webster, Dita, Ramani, Nuhija, Jakupi, Kurti, Ramadani.

Trajner: Jeton Beqiri

Share Now

Related Post