Ramadani, Krstevski dhe Ademi me ftesë nga përfaqësuesja U21

No image

Tre futbollistët e Shkëndijës do të jenë pjesë e ekipit nacional të shpresave në testet me Poloninë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Reshat Ramadani, Vane Krstevski dhe Fiton Ademi kanë marrë ftesë për tu bashkuar me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë. Seleksionuesi i shpresave të vendit, Dragan Kanatllarovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kontrolluese që muajin e ardhshëm do të luhen përballë Polonisë (Radom, 1 qershor) dhe Bosnje e Hercegovinës (Konjiq, 5 qershor). 

R. Ramadani dhe Krstevski tashmë janë pjesë e rregullt e shpresave, ndërsa për Ademin do të jetë hera e parë që grumbullohet me Maqedoninë U21 ku merr ftesë pas paraqitjeve pozitive me kuqezinjtë në gjysmësezonin pranveror. 

subl

Share Now

Related Post