Ramadani fillon me stërvitje të lehta në terren

No image

Mesfushori ka nisur me stërvitje të lehta, pasi 6 javë kishte këmbën në gjips si pasojë e dëmtimit në fillim të sezonit.

Katër muaj pas dëmtimit, Florent Ramadani ka nisur me stërvitje në terren. Mesfushori u dëmtua në ndeshjen e parë të sezonit të ri në fushë të Voskës (06/08/2023), kur pas një starti të ashpër ashpër pësoi thyrje të tibias (ashti i këmbës poshtë gjurit). 

23 vjeçari për 6 javë kishte këmbën në gjips, ndërsa ka ndjekur gjithë rekomandimet e ekipit mjekësor në fazën e rehabilitimit. Duke qenë se gjendja është përmirësuar dukshëm, Ramadani tashmë ka nisur me stërvitje më të lehta në terren, nën mbikqyrjen e trajnerit kondicional, Ivan Jovanovski. 

Pasi bëhet fjalë për një prej lëndimet më serioze për futbollistët, në asnjë moment nuk do të nxitohet me kthimin e tij. Duke ngritur nivelin e përgatitjes fizike, do të ndiqet edhe gjendja e këmbës së lënduar dhe nga kjo do të varet momenti kur lojtari do të jetë i gatshëm për rikthim në terrenet futbollistike. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME