Ramadani dhe Merxhani pranë rikthimit pas lëndimeve serioze

No image

Zija Merxhani dhe Florent Ramadani janë rikuperuar me sukses dhe së shpejti pritet të konkurojnë për formacion. Në fakt Ramadani zhvilloi 2-3 minuta në testin e fundit me Liepājan. 

Me gëzim dëshirojmë të njoftojmë publikun se futbollistët tanë, Zija Merxhani dhe Florent Ramadani, janë në rrugën e rikuperimit pas dëmtimeve serioze të pësuara e që ishin arsye për mungesë të gjatë e disamujore nga terrenet e blerta. Merxhani u dëmtua në korrik të vitit 2023, ndërsa Ramadani në fillim të sezonit të ri, por tani ata janë pranë momentit të rikthimit në fushën e lojës. 

Me përkushtimin e tyre të palëkundur dhe trajnimin e vazhdueshëm nën mbikqyrjen e ekspertëve, ata po përparojnë me sukses drejt rikthimit. 

Nëse Ramadani është më pranë rikthimit, pasi tashmë u aktivizua 2-3 minuta në fund të ndeshjes me Liepājan, Merxhani duhet të presë edhe pak pasi stërvitet edhe me grupin, por akoma është gjysmëaktiv. Brenda 2-3 ditëve do të kemi pasqyrë më të qartë nëse do mund të aktivizohet me ngarkesa maksimale. 

Megjithatë, për të qenë plotësisht të gatshëm për ngarkesat maksimale në fushën e lojës, të dy futbollistët do të vazhdojnë rehabilitimin dhe përpjekjet për të përmirësuar kondicionin fizik. 

Të gjithë ne në KF Shkëndija presim me padurim rikthimin e tyre dhe jemi të sigurt se do të japin një kontribut të rëndësishëm për ekipin tonë.

Share Now

Related Post