Qatip Osmani: Shkëndija është gati për start me fitore

No image

“Të gjithë jemi optimisë dhe të gatshëm për ta fituar këtë ndeshje. Testimet tregojnë se skuadra është në nivelin e duhur për fillimin e kampionatit. Një ndeshje derbi si kjo me Shkupin ndoshta do të jetë testi më i mirë”thotë mes tjerash trajner Osmani.

Fundjava sjell startin e gjysmësezonit pranveror në elitën e futbollit vendor dhe kuqezinjtë tanë vitin 2023 e nisin me transfertë përballë Shkupit. Dueli do të luhet në Kërçovë shkak i pezullimit të fushës së skuadrës shkupjane, por gjithsesi do të jetë ky derbi i madh i futbollit vendor ndërmjet dy ekipeve që diskutojnë titullin kampionë në vitet e fundit. Shkëndija ka lënë pas përgatitje shumë cilësore të cilat u zhvilluan në Tetovë e Antalia, ndërsa stafi teknik beson se përmes ndeshjeve kontrolluese ekipi ka gjetur formën optimale. Për kanalet e klubit flet shefi i stafit teknik, Qatip Osmani, i cili nuk fsheh optimizmin për start të suksesshëm të gjysmësezonit pranveror.

…..për restartin e kampionatit…..

Qatip Osmani: “Mendoj se skuadra është e gatshme. Edhe pse që në start para vetes kemi ndeshje derbi dhe ballafaqohemi me kampionin aktual, megjithatë Shkëndija është e gatshme. Edhe pse në ndeshje kontrolluese ndoshta nuk kemi treguar atë që kemi pritur të tregojmë, por gjithsesi ka ndryshim të madh në mes ndeshjeve kampionale dhe ndeshjeve kontrolluese. E kam fjalën për aspektin e motivimit, i cili në ndeshjet zyrtare është shumë ndryshe, angazhimi sigurisht se do të jetë më i madh, ashtu që presim në ndeshjen e parë Shkëndija të jetë në nivel dhe ta shofim një Shkëndija që të gjithë duam ta shofim.” 

…..testimet fizike dhe ezkaminimit a thuan se ekipi është gati?…..

Qatip Osmani: “Sigurisht se performanca e lojtarëve është në nivelin e duhur për fillimin e kampionatit. Këtë e kanë treguar edhe testimet që kemi bërë, por megjithatë kur vijnë ndeshjet në plan të parë del puna e futbollistëve në terren dhe ajo që ata do të tregojnë në fushë. Them këtë sepse edhe ekipet tjera sigurisht se janë përgatitur fizikisht dhe do të jetë aftësia e lojtarëve në fushë do të vendos se kush do ta fitojë ndeshjen.”

…..ekipi i motivuar para ndeshjeve deçizive…..

Qatip Osmani“Patjetër një ndeshje derbi si kjo me Shkupin ndoshta do të jetë testi më i mirë. Por ne për këtë ndeshje jemi përgatitur si për çdo ndeshje tjetër. Jemi të vetëdijshëm se kjo ndeshje ka vlerë të madhe për rrjedhën e mëtejme të kampionatit. Ne si staf teknik gjithë kohën kemi folur dhe futbollistët janë të vetëdijshëm se Shkëndijës i duhet rezultat pozitiv, për të zhvilluar me lehtë ndeshjet tjera që na presin në kampionat.”

…..fiton Shkëndija dhe pse?…..

Qatip Osmani“Sigurisht se ne të gjithë jemi optimisë dhe në biseda të lira me lojtarët që kemi folur këtë periudhë, të gjithë janë optimistë dhe të gatshëm për ta fituar këtë ndeshje. E kam thënë edhe tjera herë, Shkëndija nuk është në këtë situatë për herë të parë. Ndoshta ka qenë në situata edhe më të rënda, por çdo herë ja ka dalë, ashtu që të shpresojmë se edhe kësaj here Shkëndija do të nxjerë rezultat pozitiv.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME