Qatip Osmani: Fitore e merituar, ndeshja ime e fundit si trajner i Shkëndijës

No image

Shkëndija e ka mbyllur me fitore sezonin garues 2022/2023 në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Kuqezinjtë ishin mysafirë të Rabotniçkit në Shkup në xhiron e 33-të dhe morëm fitoren e 16-të sezonale me golat e Dorievit dhe Shalës, ndërsa pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani ka njoftuar se tërhiqet nga bankina kuqezi. 

…. ndeshja me Rabotniçkin….

Q. Osmani: “Ishte ndeshje interesante me raste shënimi nga të dyja palët. Luajtëm me ekip të kombinuar dhe prapë se prapë mendoj se me meritë morëm fitoren.“ 

….Mund të bëhej më mirë këtë sezon?….

Q. Osmani: “Mendoj se gjithmonë mundet të bëhet më mirë. Por ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është se kjo ishte ndeshja e fundit për mua si trajner i Shkëndijës. Me këtë rast dua të falenderoj të gjithë për përkrahjen që kam pasur këtë vit, duke filluar nga ekonomat, stafit mjekësor, stafit teknik, udhëheqësisë, publikut, “Ballistëve” dhe ndoshta më me rëndësi kompanisë “Ecolog” e cila vazhdimisht vite me rradhë investon në këtë ekip për të ndërtuar një klub Evropian.“

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME