Qaka rikthehet në seancat stërvitore, të hënën test mes veti

No image

Mesfushori rikuperohet pas dëmtimit dhe bashkohet me grupin, derisa pritet të luajë në testin e të hënës kur skuadra do të zhvillojë ndeshje testuese përbrënda grupit.

Shkëndija vazhdon e kompletuar seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore, ndërsa të hënën në orën 11:00 te Qendra Sportive në Tetovë është paraparë të zhvillohet ndeshje testuese përbrënda grupit kur stafi teknik do të ndajë ekipin në dy tabore.

Processed with VSCO with m5 preset

Pas pauzës disa ditore shkaku i dëmtimit të shputës së këmbës së majtë, me ekipin është bashkuar Kamer Qaka. Mesfushori është rikuperuar dhe të dielën është stërvitur bashkë me grupin duke përballuar ngarkesa maksimale. Kështu ai kompleton skuadrën dhe të hënën bashkë me përforcimin e fundit Erald Çinari pritet të jenë dy opsione shtesë për dy formacionet që do të nxjer në fushë trajneri Qatip Osmani

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME