Prononcimi | Shkupi – Shkëndija

No image

Kur kanë mbetur tre ndeshje deri në mbyllje të sezonit, kuqezinjtë duken të bindur për të provuar gjitha shanset për të kompensuar negativën me liderin e renditjes Struga Trim&Lum. Pesë pikë me tre ndeshje deri në fund dhe 9 pikë që janë në lojë, Shkëndija gjendet para një misioni të vështirë, megjithatë duke pasur para vetes duele direkte me rivalët për kreun tentohet që fokusi të orientohet në ndeshjen e rradhës dhe arkëtimin e tre pikëve në duelin e xhiros së 31-të të dielën përballë Shkupit në Çair. 

….atmosfera para derbit të së dielës….

Erald Çinari: “Të them të drejtën gjërat kanë shkuar mirë, nuk është se kemi ecur keq. Po punojmë të qetë, normal bëmë një hap fals që nuk duhej, por çka me bë? Kështu është futbolli! Ndeshjen e të dielës e kemi pritur shumë qetë, jemi stërvitur normalisht si për çdo ndeshje tjetër dhe shkojmë të japim maksimumin, asgjë më tepër.

….vazhdohet seria pozitive edhe në Çair….

Erald Çinari: “Ekipi i ka të gjitha mundësitë, i ka të gjitha kualitetet për të treguar në fushën e lojës se kush është Shkëndija! Nuk na mungon asgjë, thjesht duhet të hymë në fushën e lojës të qetë, të japim maksimumin dhe çdo gjë është e mundur.

….adaptimi i Çinarit në Shkëndijë ekspres….

Erald Çinari“Shumë e vërtetë. Që ditën që kam ardhur kam pas mbështetjen e gjithë klubit edhe të shokëve dhe ma kanë bërë edhe më të thjeshtë ambientimin tim këtu. Nuk është e rëndësishme kush shënon, e rëndësishme është që ne të dalim faqebardhë te ajo ndeshje dhe të dalim me tre pikë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME