Prononcimi | Shkëndija – Tikveshi

No image

Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e rradhës përballë Tikveshit ditën e shtunë në xhiron e 27-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Pasi fundjavën e shkuar ishim të lirë ekipi u kthehet detyrave kampionale, duke kërkuar të mbajë serinë e fitoreve që tashmë ka shkuar në 4 ndeshje resht. Tikveshi është treguar këtë sezon si skuadër që din të shkaktojë probleme dhe kuqezinjtë duken të karikuar për të mos lejuar nënçmim të kundërshtarit.

Ndeshja Shkëndija-Tikveshi luhet të shtunën në Tetovë me fillim në orën 16:00. 

….atmosfera në kampin kuqezi….

Davor Taleski: “Mirë, në rradhë të parë si që e dimë të gjithë patjetër të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, sepse na kanë mbetur edhe 7 ndeshje shumë të rëndësishme për ne. Për fat të keq ndeshjen e fundit e kemi humbur pa fat me penalti me Makedonija Gj.P. dhe me këtë humbëm njërën mundësi për dy titujt. Por unë sinqerisht shpresoj që me sakrificë maksimale nga unë dhe bashkëlojtarët e mi shpresoj në vendin e parë në kampionat, pasi siç thash na mbeten edhe 7 finale dhe e para është në terren vendas me Tikveshin. Shpresoj në fitore të parë në këto finale për të shpresuar në renditje sa më të lartë deri në fund të sezonit dhe ajo është vendi i parë.

….seri fitoresh në kampionat….

Davor Taleski“Shkëndija gjithmonë është numër 1 në Maqedoni dhe e jona është që këtë ta tregojmë. E dimë se ishim prapa mjaft pikë pas Strugës, pastaj edhe Shkupit. Mirëpo ja tani me një ndeshje më pak se Shkupi, nëse e fitojmë atë ndeshje do jemi dy pikë para tyre dhe normal të japim gjithçka nga vetja si që thash që ta arrijmë edhe Strugën. Ndërsa derisa ka gjasa matematike për diçka të tillë, ne deri në fund premtoj se do të shkojmë në çdo ndeshje për tre pikë.”

….Tikveshi….

Davor Taleski“Respekt i madh për skuadrën e Tikveshit, skuadër e fortë, dijnë të luajnë në rezultat, mirëpo në Tetovë patjetër nga minuta e parë t’ua bëjmë me dije se nuk kanë çka kërkojnë në stadiumin tonë dhe bashkë me tifozët tanë patjetër të japim maksimumin dhe ta mbajmë fitoren në Tetovë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME