Prononcimi | Shkëndija – Pobeda

No image

Shkëndija të dielën kthehet të luajë në Tetovë pas 3 muajve (më 27 nëntor kemi luajtur me Tikveshin) dhe në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut do të takohemi me Pobedën e Prilepit. Për herë të parë në Tetovë me fanellën kuqezi do të luajë përforcimi i janarit Metodi Maksimov, i cili debutoi në një ndeshje zyrtare kundër Shkupit ku pavarësisht humbjes ishte ndër lojtarët më të mirë të takimit. 

Ndeshja Shkëndija-Pobeda luhet të dielën me fillim në orën 14:00. 

….pritjet nga dueli me Pobedën….

Metodi Maksimov: “Punojmë në plan psiqik dhe taktik, presim që tre pikët të mbesin në Tetovë. Do të japim gjithçka nga vetja prej të parit deri te i fundit dhe të kënaqim tetovarët.

….kritikat nga publiku….

Metodi Maksimov“Normal pas derbit pranojmë të gjitha kritikat dhe qëndrojmë pas asaj që bartim si përgjegjësi. Ne tani punojmë fortë për të tejkaluar këtë moment. Të dielën na pret ndeshje serioze, patjetër të futemi 100% të koncentruar dhe tre pikët të mbeten te ne.”

….mbështetja e nevojshme….

Metodi Maksimov“Normal publiku vlen shumë, çdo mbështetje e tyre është shumë me rëndësi për ne dhe shpresoj, mendoj dhe jam i bindur se të dielën do t’i kënaqim maksimalisht.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME