Prononcimi | Shkëndija – Akademia Pandev

No image

Mesfushori kuqezi Ennur Totre beson se të dielën në Tetovë përballë Akademia Pandevit skuadra do të performojë në lartësinë e dëshiruar, për të sjellë tjetër sukses pas triumfit të mesjavës 3:1 ndaj Rabotniçkit.

Ndeshja Shkëndija-Akademia Pandev luhet të dielën në Tetovë me fillim në orën 14:00. 

….atmosfera pas Rabotniçkit….

Ennur Totre: “Normalisht këto tre pikët me Rabotniçkin skuadrës i japin një motiv shtesë. Shkëndija si klub synon të fitojë çdo përballje, mirëpo ndeshjet i marrim njëra pas tjetrës dhe do të shkojmë për tre pikët e rradhës edhe përballë Akademia Pandevit.

….vazhdimësi ndaj Akademia Pandevit….

Ennur Totre“Realisht në start të gjysmësezonit pranveror nuk kemi qenë në nivelin që është pritur edhe nga publiku edhe nga vetë ne brenda klubit. Por ne mundohemi të japim maksimumin dhe të marrim gjitha pikët e mundshme në ndeshjet e mbetura.”

….Akademia Pandev….

Ennur Totre“Një ekip që ka bërë merkato të mirë dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e tyre. Besoj se ata në Tetovë vijnë me ambiciet e tyre, mirëpo si ata dhe çdo ekip tjetër nuk ka çka kërkon në Tetovë dhe besoj se tre pikët do të mbeten në konton tonë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME