Prononcimi | Rabotniçki – Shkëndija

No image

E shtuna sjell udhëtim në Shkup dhe futbollistët kuqezi shprehen të gatshëm për duelin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut përballë Rabotniçkit. Mesfushori i Shkëndijës, Sabit Bilalli vlerëson kundërshtarin dhe bën ftesë për impenjim maksimal nga ana e gjithë futbollistëve kuqezi.

….transferta me Rabotniçkin….

Bilalli: “Do të jetë takim interesant ndërmjet dy ekipeve që luajnê futboll të hapur. Interesant se edhe ne edhe Rabotniçki në këtë duel vijmë pasi fundjavën e shkuar barazuam pa gola dhe personalisht tani pres ndeshje efikase. Jemi të vetëdijshëm se edhe vendasit duan pikët, por ne nuk fshehim se synojmë vetëm fitore“

….si deri te tre pikët?….

Bilalli: “Nuk ka shumë filozofi, thjesht të jemi 100% të përqendruar në punën tonë, secili futbollist të japë gjithçka nga vetja dhe të realizojmë atë që kërkon stafi teknik. Punojmë për të ngritur formën dhe për këtë duhet impenjim maksimal i çdo futbollisti, pavarësisht cili do të jetë në formacion apo do presim shans nga bankina“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME