Prononcimi | Pobeda-Shkëndija

No image

Dueli i të dielës me Pobedën ka vlerë të madhe në aspekt të pikëve dhe vazhdimsisë, ndërkohë që ekipi duhet ta menaxhojë presionin e vendasve që me mbështetjen e publikut të tyre do të kërkojnë të mbajnë pikët në Prilep, thotë mes tjerash sulmuesi Ljupço Doriev. 

….pritjet nga dueli me Pobedën….

Doriev: “Këtu nuk ka shumë për të folur. Thjesht dhe qartë Shkëndija në çdo ndeshje ka objektiv vetëm fitoren. S’ka rëndësi kush është rivali, forma apo vendi. Luajmë për tre pikë sepse duam kreun e tabelës“

….gjendja e skuadrës….

Doriev: “Mendoj se pauza kampionale ishte e mirëseardhur për tu përgatitur, posaçërisht pas ndryshimeve në stafin teknik. Pavarësisht se unë dhe Egzoni (Bejtullai) si dhe tre lojtarë më të ri ishim me përfaqësueset, duket se skuadra ka punuar mirë dhe këto pesë ditë që kemi qenë të kompletuar na shërbyen të jemi të gatshëm për sfidën me Pobedën“.

….kundërshtari….

Doriev: “Është skuadër e papërshtatshme në terren të vet, posaçërisht kur luajnë me skuadra nga kreu i renditjes sikur motivohen dy herë më shumë. Deri tani nuk kanë ecur mirë këtë sezon dhe jemi të përgatitur se me mbështetjen e publikut të tyre do të kërkojnë të na ndalin. Por ne jemi Shkëndija dhe për të ecur si duam duhet të jemi në lartësinë e duhur për të kaluar edhe kështu situata“.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME