Pauzën kampionale e plotësojmë me test me Rabotniçkin

No image

Kuqezinjtë janë rikthyer në stërvitje pas tre ditëve të lira, ndërsa pauzën kampionale do ta kompensojmë me ndeshje kontrolluese me Rabotniçkin të dielën në Tetovë. 

Pas ndeshjes së xhiros së 24 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë me Vardarin në Shkup dhe duke pasur parasysh pauzën dy javore të kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, trajneri Jeton Beqiri u dha futbollistëve tre ditë të lira. Pushim i mirëseardhur për skuadrën që në ndeshjet e fundit shfaqi shenja lodhje, pasi ritmi i angazhimeve u shtua me përballje kampionale edhe në mesjavë. 

Sot futbollistët janë rikthyer në stërvitje duke nisur përgatitjet për sfidat që pasojnë. Me shpresën se pushimi tre ditorë do tu ketë shërbyer lojtarëve për të marrë veten nga ngarkesat paraprake, tashmë punohet për eliminimin e mangësive të shfaqura në lojë, derisa pauza ofron mundësi edhe për ndërhyrje në aspektin e forcës fizike. 

Ndërkohë stafi teknik dhe kryesia kanë menduar edhe për plotësim të fundjavës me ndeshje, kështu që të dielën kemi caktuar miqësore me Rabotniçkin. Përballja do të zhvillohet në Tetovë me fillim në orën 14:30. 

Share Now

Related Post