Pas pauzës dy javore të dielën presim Bregallnicën

No image

Kuqezinjtë janë kompletuar në stërvitje pas kthimit të reprezentuesve, derisa të dielën në Tetovë përballemi me Bregallnicën.

Ekipi vazhdon punën për ndeshjen e të dielës me Bregallnicën në Tetovë në xhiron e 25-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Praktikisht kampionati kthehet pas dy javëve pauzë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Pasi munguan në stërvitjet me klubin duke qenë të grumbulluar me moshat e vendit, prej sot grupit i janë ribashkuar Vane Krstevski, Reshat Ramadani, Lorik Jakupi e Anes Meliqi. Shkëndija shikon para për të nisur një seri fitoresh në 9 ndeshjet e mbetura kampionale.

Share Now

Related Post