Osmani: Shorti, Shkëndija ka synim të fitojë Kupën

No image

Kuqezinjtë përmes Makedonija Gj.P. do të kërkojnë kualifikim në finalen e Kupës së Maqedonisë. Kështu ka vendosur shorti i hedhur sot në hapsirat e FFM-së ku u mësuan dyshet gjysmëfinaliste.

Shkëndija ka synim të fitojë Kupën dhe duke ditur tre ekipet tjera që kishim në gjysmëfinale cilado të na binte si rival nuk do të ndryshonte ambiciet tona për të kapur finalen. Ne respektojmë Makedonija Gj.P., por thash duam finalen, kemi përparësinë e terrenit vendas dhe me përkrahjen e publikut pres fitore dhe avansim në finale të Kupës”, shprehet trajneri Qatip Osmani, pasi mësoi emrin e rivalit të kuqezinjtëve në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë. 

Ashtu si vitet e kaluara prej kur pandemia ndryshoi shumë gjëra edhe në botën e futbollit, ndeshjet e eliminimit të Kupës zhvillohen përmes takimeve teke, kështu që finalistët e Kupës do të mësohen më 5 prill kur në program janë gjysmëfinalet Shkëndija-Makedonija Gj.P. dhe Struga Trim&Lum-Sileksi. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME