Osmani: Jemi të gatshëm për Liga Evropa

No image

Pas përfundimit të ndeshjeve kontrolluese gjatë fazës përgatitore në Slloveni, trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani vlerëson se ekipi ka arritur nivelin e dëshiruar, megjithëse nevojitet freski pas ritmit me ngarkesë maksimale. Shkëndija barazoi 1:1 në tre takimet kontrolluese (Bad Radkersburg, Inter Zapreshiq dhe Maribor) në këto përgatitje dhe tani më pret duelet me Daçian e Moldavisë në Liga Evropa.