Osmani: “Fitore me rëndësi për të mbajtur hapin për kreun e renditjes”

No image

Shkëndija ka shënuar fitore të sigurtë 2:0 përballë Skopjes në xhiron e 24-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shala  hapi rezultatin me një super gol në pjesën e parë, derisa Çinari në fraksionin e dytë realizoi gol të bukur për rezultat final 2:0. 

….fitore në një terren të vështirë….

Q. Osmani: “Po sigurisht shumë fitore e rëndësishme, një rezultat i mirë, rezultat stabil. Loja ndoshta jo aq bindëse, por ndonjëherë ekipet që pretendojnë kreun e tabelës sigurisht se duhet të fitojë edhe në ndeshje si kjo. Mendoj se ekipi tregoi mençuri dhe karakter të fortë dhe kjo na solli rezultatin 2:0.“

….Skopje me pak pikë, por favoritët kanë humbur pikë ndaj tyre ….

Q. Osmani: “Gjatë javës kemi analizuar skuadrën e Skopjes nga duelet me ekipet e kreut të tabelës dhe pikërisht këtu ishte koncentrimi jonë që edhe nëse shënojmë, mos të kënaqemi me një gol por ta kërkojmë golin e dytë. Sot ne vazhdimisht e kërkonim, nuk lamë ndonjë mundësi për kundërshtarin, përveç fillimit të ndeshjes kur nuk ishim edhe aq mirë. Mendoj se menaxhuam lojën sigurtë, shënuam dy gola, kishim edhe disa raste tjera që nuk i shfrytëzuan.”

….goli më i bukur i Shalës apo Çinarit?….

Q. OsmaniTë dy shënuan super gola, të dy gola që kërkohen në ndeshje si kjo, me gjuajtje nga distanca. Me të vërtetë ishin gola të bukur.

….shkojmë në pauzë me seri fitoresh….

Q. OsmaniPikërisht këtë e përmenda më herët se ishte shumë me rëndësi të fitojmë këtë ndeshje. Shkëndija duhet të jetë në hap, atë hapin e mbajnë vetëm fitoret dhe ne do të bëjmë çmos që të vazhdojmë me këtë ritëm.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME