Nuhiu: “Ballistët” i dhanë motiv shtesë skuadrës

No image

Një gol i Bruno Ditës ka rezultuar i mjaftueshëm për fitore 1:0 përballë Tikveshit në ndeshjen e xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Trajneri Ardian Nuhiu ka vlerësuar paraqitjen e ekipit, derisa shton se pauza vjen në momentin e duhur për pak frymëmarrje pas orarit të ngjeshur dhe lodhjes që dha sinjale te skuadra. 

…një gol për tre pikë…

Ardian Nuhiu: “Realisht po vinim pas një serie të rezultateve negative dhe në aspektin psikologjik ishte ndeshje shumë e vështirë. Por djemtë treguan karakter të fortë sot dhe reaguam shumë mirë. Dua ti përgëzoj futbollistët për angazhimin. Sot realisht krijuam shumë raste, ndoshta është dashur më herët ta mbyllnim takimin, sepse futbolli e ka atë, nëse nuk shënon mund edhe të ndëshkohesh. Mendoj se kishim gjithçka në kontroll, është menaxhuar shumë mirë nga futbollistë. Por do të doja të përcjell një falemenderim të madh për “Ballistët” sepse sot i dhanë një motiv shtesë skuadrës tonë, me mbështetje maksimale dhe mendoj se në mënyrën më të mirë u përgjigjën futbollistët.”

…shënuam herët por mungoi goli i dytë…

Ardian Nuhiu: “Në fakt futbollistët sot luajtën me shumë personalitet. Nga fillimi ndjehej se kanë gjithçka në kontroll, me një qarkullim të mirë, pa nxituar dhe duke pritur hapsirat që do lente kundërshtari. Kishte disa momente kur i shfrytëzuam shumë mirë dhe nuk ishte rastësi që aq shumë kemi shkuar te porta. Po shënuam herët, ndoshta me pak fat, derisa nuk shfrytezuam rastet që kishim, por futbolli është i tillë, nuk shënon dot nga çdo mundësi. Ishte shumë me rëndësi të fitohet takimi për vazhdimësinë e kampionatit. Në momentin ndoshta më të mirë po vjen pushimi që të pushojmë dhe ta freskojmë ekipin, sepse realisht po luajmë me 12 futbollistë, pak a shumë këtë na ka diktuar edhe rezultati sepse po luftojmë deri në fund. Sot kishim kujdes edhe me zëvendësimet, sepse të gjithë ishin të përqëndruar e të koncentruar dhe kjo ishte arsyeja që nuk lëvizëm shumë gjëra në formacion.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME