Nitra nga Sllovakia rival i Shkëndijës U 19 në UEFA Youth League

No image

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për dyshet rivale të dy raundeve të para të Ligës së Kampionëve Europian për të rinjë e njohur si UEFA Youth League. Skuadra U 19 e Shkëndijës si kampione e vendit është shortuar me kampionin e Sllovakisë, Nitra me të cilët do të përballet në raundin e parë të UEFA Youth League. Shpresat “kuqezi” garat do ti nisin si mysafirë të Nitras në Sllovaki më 27 shtator, ndërsa ndeshja e kthimit në program është më 18 tetor.

Fituesi i duelit Shkëndija-Nitra në raundin e dytë do të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Liepajas së Lituanisë dhe Shakhtyor Soligorsk nga Bjellorusia.

Kjo do të jetë hera e parë që një skuadër e Shkëndijës do të jetë pjesë e kësaj faze të një kompeticioni të rëndësishëm europian.