Mjetet nga shitja e biletave kundër A. Pandev shkojnë për festën e 30 vjetorit të “Ballistëve”

No image

Kryesia e KF Shkëndija bën thirje që sa më shumë spektatorë të vijnë të dielën në tribuna, ndërsa gjitha mjetet nga shitja e biletave do të shfrytëzohen për festën e 30-të vjetorit të “Ballistëve”.

Shkëndija të dielën në Tetovë përballet me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë janë tre pikë larg kreut të renditjes tabelare dhe kërkojnë tre pikë për të kapur sa më shpejtë vendin e parë. Në këtë drejtim e vlerës kapitale është mbështetja nga publiku dhe skuadra pret që si gjithmonë edhe tani nga tribunat të vijë forca shtesë që do shtyjë ekipin drejt triumfit.

Duke pritur shumë spektatorë dhe duke ditur se afron dita e festës 30-të vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve “Ballistët”, është vendosur që mjetet nga biletat të dedikohen në mbulimin e harxhimeve të kremtimit të përvjetorit të armatës së tifozerisë së klubit (26 nëntor, Pallati i Kulturës në Tetovë).

Me këtë rast, kryesia e KF Shkëndija bën thirje që sa më shumë spektatorë të vijnë të dielën në tribuna, ndërsa gjitha mjetet nga shitja e biletave do të shfrytëzohen për festën e 30-të vjetorit të “Ballistëve”.

Tags

Share Now