Metodi Maksimov | Bregallnica – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë me ambice për tre pikë të shtunën shkojnë në Shtip për përballjen me Bregallnicën në xhiron e 15-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi i djathtë Metodi Maksimov beson në paraqitje pozitive dhe fitore në duelin që luhet në Shtip nesër nga ora 13:00.

….kthehet kampionati pas dy javëve….

Metodi Maksimov: “Normal si që thatë kishim pauzën e reprezentacioneve, mirëpo tani ajo mbetet prapa nesh. Tani fokusohemi vetëm në Bregallnicën e cila sipas meje është transfertë e vështirë. Bregallnica në terren vendas është ekip e fortë para se gjithash, por ne shkojmë me mendimin që tre pikët ti sjellim në Tetovë dhe të tregojmë lojë të mirë.”

….ekipi i gatshëm për fitore….

Metodi Maksimov: “Normal, Shkëndija në çdo ndeshje shkon në fitore. Nuk ka kurfarë dallimi nëse jemi mysafirë apo në terren vendas. Ne gjithashtu edhe në Shtip shkojmë për fitore dhe presim e shpresojmë që atë ta realizojmë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME