Mbyllim një gjysmësezon dinamik me Shkollën e Futbollit Shkëndija

No image

Në një fundjavë emocionuese dhe plot ngjarje, Shkëndija mbylli me sukses gjysmësezonin vjeshtor në kategoritë e reja të futbollit. Kundërshtari ynë në xhiron e fundit ishte Shkupi me të cilët u ndeshëm me 4 gjenerata të ndryshme, ku shënuam rezultat të përgjithshëm e pozitiv: 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Rezultatet e xhiros së 11-të dhe të fundit nga duelet me Shkupin:

– U16 Shkëndija 2:1 Shkupi

– U17 Shkëndija 1:1 Shkupi

– U18 Shkupi 2:0 Shkëndija

– U19 Shkupi 1:5 Shkëndija

  • Shkëndija U19 mbylli gjysmësezonin në vendin e 5 me 21 pikë dhe një ecuri të shkëlqyer prej 6 fitoreve, 3 barazimeve dhe 2 humbjeve. Trajner i gjeneratës së talentuar është Bekim Osmani. Vebi Islami me 9 gola dhe Daut Karihmani me 8 dallohen si protagonistët kryesorë, duke e bërë këtë gjeneratë një forcë të fuqishme në fushën e lojës.
  • Shkëndija U18, nën udhëheqjen e trajnerit Taxhedin Kasami, vendoset në vendin e dytë me 25 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Rabotniçki. Ekipi ka shënuar 8 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në 11 ndeshje. Hisar Ali me 10 gola rezulton si golashënuesi kryesor i ekipit, ndërsa Armir Isa dhe Albion Musliu me nga 7 gola, janë ndër lojtarët me performancat më të shquara.
  • Shkëndija U17, e udhëhequr nga trajneri Agron Memedi, mbylli vitin në vendin e 4 me 21 pikë nga 11 ndeshje (6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje). Luka Gavroski me 11 gola kontribuoi në suksesin e kësaj kategorie, derisa ka lojtarë të talentuar dhe premtues.
  • Shkëndija U16, me trajnerin Ismail Ismaili, arriti të vendosej në vendin e tretë me 24 pikë (8 fitore, 3 humbje). Florent Osmani me 14 gola dhe Flori Ilazi me 11 gola bënë dallimin për këtë grup.

Ne jemi krenarë për sezonin pozitiv të gjysmësezonit vjeshtor, ku pavarësisht rezultateve shumë të mira, vëmendje e veçantë u kushtua në zhvillimin e talentit dhe përgatitjes së lojtarëve nga shkolla për ekipin e parë. Përgëzoj trajnerët dhe të gjithë që ishin pjesë e punës me gjeneratat e reja të Shkëndijës në këtë vjeshtë”, shprehet drejtori i shkollës së futbollit Shkëndija, Erhan Selimi. 

Share Now

Related Post