Mbrojtësi i majtë Almir Rexhepi kthehet nga huazimi

No image

Shkëndija ka kthyer në skuadër mbrojtësin e majtë 21 vjeçar, Almir Rexhepin i cili ka treguar ngritje pozitive pas huazimeve te Vëllazërimi, Gostivari dhe Besa.

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet dimërore me intensitet të shtuar, ekipi në program ka nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa bashkë me 4 përforcimet e deritashme (Maksimov, Qaka, Mujezinoviç dhe Milev) me skuadrën nga fillimi punon edhe Almir Rexhepi. 

Mbrojtësi i majtë 21 vjeçar kthehet në ekipin e parë të Shkëndijës, pas kalitjes në ekipe të kategorisë së dytë. Almir Rexhepi i rritur në kategoritë e reja të Shkëndijës, në janar të vitit 2020 firmosi kontratën e parë profesionale me kuqezinjtë dhe më pas u dërgua në huazim fillimisht te Vëllazërimi i Kërçovë, pastaj edhe te Gostivari dhe Besa e Dobërdollit në Ligën e Dytë. Paraqitjet e tij gjithë kohën ishin nën mbikqyrje të stafit teknik të Shkëndijës dhe performansat e treguara kanë bindur që ai të kthehet në ekip me vazhdim të bashkëpunimit deri në vitin 2025. Përveç krahut të majtë të mbrojtjes, Rexhepi luan edhe si mbrojës qendre apo me nevojë edhe si mesfushor defanziv.

Rasti i Almir Rexhepit është shembull e motiv për gjithë lojtarët e ri dhe tregues se Shkëndija llogarit, si dhe ndjek paraqitjet e tyre në drejtim të vlerësimit kur arrijnë përgatitjen e nevojshme për tu kthyer në ekipin e parë kuqezi. 

Portieri Astrit Amzai huazohet te KF Gostivari

Derisa Almir Rexhepi kthehet, në kahje tjetër shkon Astrit Amzai. Portieri 20 vjeçar kalon në formë huazimi për 6 muajt e ardhshëm te KF Gostivari. I vlerësuar si talent mes shtyllave, Amzai kërkon të konkurojë për vend në formacion dhe nga KF Shkëndija besojmë huazimi t’i shërbejë për të ardhmen.

Oktaj Rakipi kalon si huazim te Besa e Dobërdollit

Mesfushori i talentuar 19 vjeçar periudhën që pason do të luajë në Ligën e Dytë me Besën e Dobërdollit me formulën e huazimit. Oktaj Rakipi i cili ka zhvilluar 5 paraqitje kampionale me ekipin e parë të Shkëndijës, sezonin e shkuar luajti si huazim me Borecin e Velesit në elitën vendore, ndërsa gjysmësezonin vjeshtor të kësaj kampanje e kaloi te Gostivari.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME