-
A 1:2
- |, ||, |||, UEFA Europa Conference League
- 2022-07-21 17:00
- Riga
Mbyllet me sukses misioni i Shkëndijës në Riga të Letonisë pasi kuqezinjtë korrën fitore të vlefshme me rezultatin 1:2 ndaj Valmiera FC në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja palët, por me kuqezinjtë që ishin më kërcënues ndaj portës kundërshtare dhe patën disa raste shënimi. Fillimisht Shkëndija kaloi në epërsi pasi Doriev dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të fuqishme nga krahu i majtë, ndërsa golin e dytë për kuqezinjtë e shënoi Sindrit Guri që me kokë gozhdoi topin në rrjetën e letonezëve .
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me treshen ofensive Doriev-Shala-Hasani, dhe me Gurin në pozitën e qendërsulmuesit, ndërsa në pozitën e mbrojtësit të majtë si titullar u paraqit Leard Sadriu.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai-Sadriu-Cake, Dita-F.Ramadani, Hasani(c)-Shala-Doriev, Guri.
Përmbledhje:
Kalon në epërsi Shkëndija që në minutën e nëntë. Doriev pranon një top nga Hasani në krahun e majtë dhe pasi krijon hapësirë lëshon një goditje të fuqishme dhe topi përfundon në rrjetë (9’).
Pasime të dyfishta të Shalës me Gurin, Shala provon goditjen por nuk e gjen kuadratin (18’).
Hasani e shërben me një top Dorievin që menjëherë godet me të djathtën e tij, por topi ndalet në shtyllë (34’).
Barazojnë letonezët nëpërmjet Gueye që dërgon topin në rrjetën e Zahovit në minutën e fundit të pjesës së parë (44’).
HT: Valmiera 1:1 Shkëndija
Aksion i shpejtë i kuqezinjve, Nafiu gjendet brenda zonës në krahun e djathtë, godet në drejtim të portës por mbron portieri vendas (61’).
Shënon përsëri Shkëndija duke kaluar kështu në epërsi prej 1:2. Sindrit Guri në mënyrë maestrale me kokë gozhdon topin në rrjetë, pas një harkimi të mrekullueshëm nga Nafiu (63’).
FT: Valmiera 1:2 Shkëndija
Stadiumi Daugavas në Riga të Letonisë
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Sadriu (Neziri 86’), Cake, Dita (Stojanovski 82’), F.Ramadani (R. Ramadani 63’), Hasani(c), Shala, Doriev (Nafiu 60’), Guri (Elezi 82’).
Trajner: Artim Shaqiri.