-
A :
- |, ||, |||, UEFA Europa Conference League
- 2023-07-20 20:45
- Chisinau
Shkëndija eliminohet nga Evropa pasi mundemi 3:2 me penalti nga Haverfordwest County i Uellsit. Pjesa e rregullt dhe shtesat përfunduan 1:0 për vendasit, njejtë si takimi i parë në Shkup.
SHKËNDIJA-HAVERFORDWEST 1:0 (0:0) (3:2 penalti)
Stadiumi i “Cardiff City Stadium” në Kardif të Uellsit
Golashënues: Lee Jenkins 89’ (Haverfordwest)Arbitër: Ivar Orri Kristjansson (Islandë)
HAVERFORDWEST: Jones, Richards(c), Jenkins, Borg (John 106’), Whitemore, Watts (Davies 116’), Owen(Wilson 78’), Abbruzzese, Fawcett, Taylor (Humphreys 83’), Hawkins.Trajner: Anthony Pennock
SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Cake, Adili, Limani, Totre (c) (Ramadani 105’), Çinari, Krasniqi, Shala (Maksimov 80’), Qaka, Aganspahiç (Elezi 74’).
Trajner: Ardian Nuhiu
Përfundon aventura evropiane e Shkëndijës këtë verë më herët se sa kemi pritur. Kuqezinjtë dalin jashta eliminatoreve të UEFA Europa Conference League që në xhiron e parë, pasi fitores 1:0 në ndeshjen e parë në Shkup i pasoi humbje e njejtë (1:0) në Kardif të Uellsit, që më pas Haverfordwest County AFC të siguronte fitoren 3:2 me penalti.
Shkëndija hyri me epërsi nga ndeshja e parë dhe me bindje për tjetër fitore. Dominimi në posedim të topit nuk mjaftoi për të sjellë shanse konkrete dhe kur mungoi kreativiteti nga mesfusha, rastin më të mirë do ta krijonte mbrojtësi Cake që depërtoi në thellësi dhe me një super asist nxori të vetmuar para portës Çinarin, që solli përfundim dëshprues.
Në pjesën e dytë vazhduam me sulme shterpe, por dukej se kishim kontrollin e lojës, derisa do të ndëshkoheshim në çastet e fundit të ndeshjes kur goditja e devijuar e Jenkins-it, përfundon në rrjetën tonë për epërsi 1:0 të Haverfordwest County. Në total në dy ndeshje tashmë rezultati ishte 1:1 dhe takimi shkon në kohën shtesë. Shkëndija nuk arrin të realizojë disa mundësi të krijuara dhe fituesi do të vendosej në penalti.
Në serinë e penaltive do të tregoheshim të pafat, pasi nga 5 ekzekutime, vetëm Krasniqi dhe Qaka realizojnë, derisa vendasit fitojnë 3:2. Çinari, Adili dhe Ramadani humbën penaltitë për kuqezinjtë.