-
A 2:2
- |, ||, |||, UEFA Europa Conference League
- 2022-07-14 17:00
Kuqezinjtë barazojnë 2:2 në Jerevan të Armenisë në ndeshjen kthyese ndaj ekipit të FC Ararat, dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 arrijnë të kualifikohen në raundin e dytë të UEFA Ligës së Konferencës.
Dominimin ndaj skuadrës armene kuqezinjtë e treguan që nga fillimi i ndeshjes kur edhe kaluan në epërsi pas një autogoli të vendësve, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë Sindrit Guri dyfishoi epërsinë e Shkëndijës pas një super goli të shënuar me kokë. Edhe në pjesën e dytë ishin kuqezinjtë ata që e kontrollonin lojën, por armenët arritën të barazojnë në 2:2 nëpërmjet dy golave të shënuara nga distanca
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me treshen ofensive Doriev-Shala-Hasani, dhe me Gurin në pozitën e qendërsulmuesit.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai-Neziri-Cake, Dita-F.Ramadani, Hasani(c)-Shala-Doriev, Guri.
Përmbledhje:
Kalon në epërsi Shkëndija që në minutën e dytë. Pas një kundërzbritje të kuqezinjve, Shala avancon përpara nga krahu i djathtë, harkon tokazi përpara portës kundërshtare, por mbrojtësi vendas Juan Bravo e dërgon topin në rrjetën e tij (2’).
Hasani me një lëvizje maestrale e gjen Dorievin brenda zonës, Doriev godet por nuk e gjen rrugën e rrjetës.
Doriev në stilin e tij bën një solo aksion, pasi krijon hapësirë gjuan me të majtën e tij por mbron portieri vendas.
Shala pranon një top brenda zonës, kalon një lojtar, godet në drejtim të portës, por goditja ishte qendrore dhe përfundon në duart e portierit (45+1’).
Shënon Guri për 0:2. Goditje nga këndi për kuqezinjtë, Hasani kroson në 16-metërsh, Guri për mrekulli gjuan me kokë dhe topi përfundon në rrjetë (45+3’).
HT: Ararat 0:2 Shkëndija
Neziri për mrekulli pason deri te Hasani, ky i fundit qëllon në drejtim të kuadratit, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja vendase dhe topi devijohet në rivënie këndore.
Zbusin epërsinë në 1:2 armenët pasi Malakyan gjuan nga distanca dhe topi ndalet në rrjetën e Zahovit (49’).
Përsëri del në skenë Malakyan që po ashtu nga distanca mposht Zahovin duke barazuar rezultatin në 2:2 (79’).
Nafiu depërton brenda zonës kundërshtare, provon të gjejë Stojanovskin e vetmuar përpara golit, por përpara tij reagon portieri që nuk lejon të mposhtet për herë të tretë (90’).
FT: Ararat 2:2 Shkëndija
Stadiumi Republikan në Jerevan të Armenisë.
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Neziri (Vondra 63’), Cake, Dita, F.Ramadani, Hasani(c), Shala (Gonçalves 63’, Manevski 85’), Doriev (Nafiu 63’), Guri (Stojanovski 75’).
Trajner: Artim Shaqiri.