-
A 0:2
- |, ||, |||, Slovenia TC 2023
- 2023-07-04 18:00
- Sloveni
Shkëndija fiton 2:0 testin ne Goricën në Kroaci. Super goli i Krasniqit dhe realizimi i Jakupit vendosin sfidën. Pas ndeshjes ekspedita kuqezi kthehet në Tetovë.
Kuqezinjtë mbyllin me fitore fazën përgatitore të zhvilluar në Rogla të Sllovenisë. Ndeshja e katërt dhe e fundit kontrolluese e luajtur sot në afërsi të Zagrebit është mbyllur me fitore 2:0 të Shkëndijës. Endrit Krasniqi me një super solo aksion dhe Jakupi në çastet e fundit ishin autor të golave për Shkëndijën, që në pjesën e parë humbi penalti me Çinarin.
Fillimi i takimit foli për kroatët që shkuan pranë epërsisë dhe në dy situata korniza e portës na shpëtoi nga negativa, derisa kuqezinjtë morrën frenat e lojës pas 25 minutave dhe filluam seriozisht të sulmojmë portën e kroatëve. Çinari humbi penaltinë që në vazhdim solli bllokim të goditjes së Shalës dhe sërish Çinari gjuan mbi portë, derisa më vonë Limani e Elezi nuk arritën të sjellin ndryshim.
Në të dytën Shkëndija vazhdoi të jetë më konkrete, derisa sërish Elezi shkoi më pranë golit. Baraspeshën e prishi Endrit Krasniqi në minutën e 71-të kur prodhoi super depërtim individual, para se të plasojë saktë për 1:0. Më vonë Çinari provoi me një të majtë të fortë që ndalet nga portieri vendas, ndërsa në anën tjetër Ramani i aktivizuar në vend të Taleskit kontrolloi goditjen e Neziroviçit nga gjuajtja e lirë. Rezultati final 2:0 u vendos në kohën shtesë kur Shala harkoi para portës, ndërsa i riu Lorik Jakupi me një super plasim me të majtën shënon në rrjetën e kroatëve.
Pas ndeshjes, ekspedita kuqezi është nisur drejt Tetovës ku do të vijojmë përgatitjet deri në ndeshjen me Haverfordwest County më 13 korrik në kuadër të raundit të parë eliminator të UEFA Europa Conference League.
HNK GORICA – SHKËNDIJA 0:2 (0:0)
Terreni ndihmës i stadiumit “Radnik” në Velika Gorica të Zagrebit (Kroaci)
Golashënues: Krasniqi 71’ dhe Jakupi 90’+(Shkëndija)
SHKËNDIJA: Taleski, Limani, Adili, Cake, Rexhepi, Qaka, Totre (c), Krasniqi, Çinari, Shala, Elezi.
Luajtën edhe: Maksimov, Dita, Aganspahiç, Velija, Ramani, Ramadani, Jakupi, Meliqi dhe Nuhija.
Trajner: Ardian Nuhiu