-
H 1:0
- ||, |||, Slovenia TC 2023
- 2023-10-26 17:00
- Sloveni
Kuqezinjtë kanë lënë pas ndeshjen e dytë kontrolluese në përgatitjet në Slloveni, ndërsa një perlë e Totres na dha fitore 1:0 përballë NK Rogaska.
Stafi teknik vendosi të nisë ndeshjen me një formacion më ndryshe, derisa nga fillimi u aktivizuan ardhjet e kësaj vere Krasniqi, Limani, Adili e Merxhani. Në mungesë të Çinarit që ka një lëndim më të lehtë, më i avansuar në krahë luajti Maksimov, me Shalën dhe Elezin përpara.
Shkëndija ishte më aktive në fillim dhe Elezi u gjet në mundësi të rezikojë kur e majta e tij nuk shqetësoi portierin slloven, derisa në minutën e 21 ishim me fat kur shtylla ishte aleate e portierit Taleski. Ndryshimi erdhi në minutën e 31 me një super gol të Ennur Totres, që na jep epërsi pas aksionit të Limanit dhe Shalës. Në minutën e 42-të Krasniqi udhëheq kundërsulm, ndërsa e majta e Maksimovit ndalet nga portieri kundërshtar.
Trajneri Nuhiu pjesën e dytë e nisi vetëm me ndryshimin e portierit, kur Zahov zuri vendin e Taleskit, derisa në minutën e 54-t hynë edhe Milev e Qaka. Në fillim të pjesës së dytë Endrit Krasniqi kishte dy kanosje, por pa mundur të sjellë ndryshim në rezultat. Si shkonte koha trajneri Nuhiu shtoi në lojë tjerë futbollistë që ishin në bankinë, derisa kuqezinjtë vendosën për menaxhim të lojës pa rrezikuar shumë përpara, të ndikuar edhe nga loja e ashpër në momente e lojtarë e të NK Rogaska.
SHKËNDIJA – NK ROGASKA 1:0 (1:0)
Terreni në Rogla të Sllovenisë
Golashënues: Totre 31’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Taleski, Limani, Adili, Cake, Merxhani, Dita (c), Totre, Krasniqi, Maksimov, Shala, Elezi.
Luajtën edhe: Zahov, Milev, Qaka, Rexhepi, Velija, Jakupi, Ramadani, Meliqi, Nuhija.
Trajner: Ardian Nuhiu