-
H 0:2
- |, ||, |||, Slovenia TC 2023
- 2023-06-30 17:00
- Sloveni
Kuqezinjtë kanë zhvilluar ndeshjen e tretë kontrolluese në përgatitjet në Slloveni. Dueli me FK Sarajevo u mbyll 2:0 për boshnjakët.
Shkëndija ka luajtur ndeshjen e tretë kontrolluese në fazën përgatitore që po e zhvillojmë në Slloveni. Takimi me një prej ekipet më të mira në Bosnje e Hercegovinë, FK Sarajevo u mbyll me shifrat 2:0.
Trajneri Nuhiu ngadalë po fikson formacionin për ndeshjet evropiane, por gjithsesi duke ditur karakterin e këtyre miqësoreve shfrytëzon mundësinë për të provuar variante të ndryshme të pozicionimit të lojtarëve. Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë me autorë Avramovski (13’) dhe Ziljkiç (41’), ndërsa fatkeqësisht disa sekonda para pranimit të golit të dytë duhej të barazonim në 1:1 kur Elezi huqi portën e zbrazët pasi Shala i servoi rast 100%.
Në pjesën e dytë u shfaqën mundësi për gol para dy portave, Çinari për pak nuk shënoi nga gjuajtja e lirë, në anën tjetër Taleski e më pas edhe Zahov prodhuan nga një super pritje, derisa në minutën e 77-të mundeshim dhe duhej të shënojmë kur Ramadani tregohet egoist dhe provon të përfundojë vetë aksionin edhe psë në anën tjetër kishte të vetmuar Maksimovin.
Skuadra kthehet në Rogla pas ndeshjes dhe do të vijojë përgatitjet, derisa më 4 korrik do të luajmë ndeshjen e fundit kontrolluese me rival HNK Gorica.
SHKËNDIJA – FK SARAJEVO 0:2 (0:2)
Terreni në terrenin e NK Stojnci të Sllovenisë
Golashënues: Avramovski 13’ dhe Ziljkiç 41’ (FK Sarajevo)
SHKËNDIJA: Taleski, Limani, Adili, Cake, Merxhani, Dita (c), Totre, Krasniqi, Çinari, Shala, Elezi.
Luajtën edhe: Maksimov, Zahov, Ramadani, Nuhija, Velija, Meliqi dhe Jakupi.
Trajner: Ardian Nuhiu