-
H 2:1
- ||, 2015/2016, Kupa e Maqedonisë
- 2016-04-13 16:00
- Tetovë
‘Kuqezinjtë’ për herë të tretë në histori janë kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë, ku do të kërkojnë trofeun e parë në këtë garë. Pas triumfit 0:2 në Turnovë në ndeshjen e parë, Shkëndija sot mundi Horizontin me rezultat 2:1. Kundërshtar i Shkëndijës në finale do të jetë Rabotniçki.
Shkëndija është finaliste e Kupës së Maqedonisë, pasi mundi Horizont Turnovën 2:1 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales dhe vërtetoi kualifikimin pas fitores 0:2 në takimin e parë në Turnovë. ‘Kuqezinjtë’ kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 4:1, ndërsa në finale do të përballen me Rabotniçkin. Trajneri Bruno Akrapoviq nisi ndeshjen me formacion të kombinuar, duke lënë të pushojnë futbollistët që ndeshjet kampionale kanë bartur barën kryesore, ndërsa shans për të luajtur kishin lojtarë që deri kanë patur më pak hapsira për të luajtur, ndërsa pas një pauze më të gjatë shkaku i lëndimit, në pjesën e dytë në lojë u inkuadrua mbrojtësi brazilian Karlinjo Rech. Ndeshja nisi me tempo të ngadaltë, ndërsa Shkëndija diktonte tempon e lojës dhe kanosej kryesisht nga ndërprerjet. Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë kur braziliani Juffo fitoi penalti, ndërsa vetë u tregua egzekutues i saktë për epërsi 1:0. Në pjesën e dytë Shkëndija ishte më aktive, ndërsa në minutën e 56-të pas një starti të Demirit në zonë, arbitri jep penalti për miqtë, të cilën në gol e koverton Timov. Gëzimi i miqe zgjati vetëm 60-të sekonda, pasi në anën tjetër Nexhipi qetëson bukur me gjoks një top dhe me të majtën shënon për 2:1. Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, kështu që ‘kuqezinjtë’ bashkë me tifozerinë më të zjartë festuan kualifikimin në finale të Kupës.
SHKËNDIJA-HORIZONT T. 2:1 (1:0) AGG. 4:1
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 4 000
Arbitër: Goran Spirovski
Arbitra anësorë: Tomçe Çagorovski dhe Zllate Lozanovski
Arbitra shtesë: Petar Mantev dhe Zoranço Temelkov
Delegat: Dimitar Xhonov
Golashënues: Juffo 45’+1’ pen., Nexhipi 57’ (Shkëndija), ndërsa Timov 56’ pen. (Horizont T.)
Kartona të verdhë: Demiri (Shkëndija), ndërsa Ristovski dhe Vasilev (Horizont T.)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Cuculi, Totre, Nexhipi, Juffo, Asani, Pollozhani (Demiri 16’), Merajiq (Rech 53’), Todorovski (Ibraimi 64’), Jusufoviq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
HORIZONT T.: Ristevski, Dimov (Stanojkov 82’), Tafe, Mavrov, Krstovski, Timov (Kostadinov 78’), K. Ivanov, Bozhinov (T. Ivanov 63’), Vasilev, Mitev, Stoilov.
Trajner: Jane Nikollovski