-
A 0:0
- Attendance7 000
- ||, 2018/19, UEFA Champions League
- 2018-07-31 19:00
- Tiraspol
Historike. Jemi në raundin e tretë të Champions League. Barazojmë pa gola në transfertën me Sheriff Tiraspolin dhe kalojmë më tej falë fitores 1:0 javën e kaluar në Shkup. Rivali i rradhës Salzburgu i Austrisë.
Të vetëdijshëm se çka sillte kjo ndeshje djemtë tanë hynë të determinuar për të shkruar një faqe të re historike në kupat e Europës. Trajneri Qatip Osmani ndeshjen e nisi pa asnjë ndryshim në formacionin bazë në krahasim me takimin e parë javën e shkuar në Shkup, me risinë e vetme në pankinë ku për herë të parë u gjet përforcimi i fundit Valmir Nafiu. Me epësi 1:0 nga ndeshja e parë kuqezinjtë që kësaj rradhe luanin me fanella të bardha dolën në terren me vendosje të njejtjë, me atë krejt natyrshëm vendasit kërkuan të imponohen në sulm pasi ishin ata që duhej të ndiqnin rezultatin. Kansoja e parë erdhi në minutën e katërt, kur e goditja e Paliç-it shkon mbi. Shkëndija vendosi baraspeshë në terren dhe rezikun e parë e solli në minutën e 22-të me anë të Eminit, mirëpo Pascenco nuk pati problem të kontrollojë këtë goditje. Vetëm dy minuta më vonë tanët u përballën me situatën më të rezikshme në pjesën e parë kur Kapiç u gjet në pozitë ideale por Zahov ishte me fat pasi topi ndalet në kornizën e portës. Kjo kansoje bëri që Shkëndija të qetësojë lojën dhe një periudhë edhe kontrollonte posedimin e topit, por pa mundur të sjellë ndonjë situatë më serioze për të shënuar. Pesë minuta para pauzës shfaqet mundësi për vendasit, Jo Santos krijoi hapsirë dhe goditi ashpër vetëm mbi portë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0 dhe Shkëndija mbetej vetëm 45 minuta larg historisë.
Në start të pjesës së dytë sërish kanosen vendasit, mirëpo tentimi i Badibangas nuk gjeti kuadrantin. Shkëndija shkoi pranë golit në minutën e 54-t kur Ibraimi vjedh një top në mesfushë dhe organizon kundërsulm të shpejtë, me Eminin që kalon portierin mirëpo mbyll shumë këndin dhe godet vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. Vendasit u kansoën në minutën e 59-të kur Kendysh godet me kokë pas një harkimi në zonë, por topi shkon mbi traversë. Dy minuta më vonë të njejtin epilog pati tentimi i Kapiç-it me të djathtën. Presioni më i madh i vendasve erdhi pas minutës së 63-të kur Shkëndija në dy aksione të njëpasnjëshme gjithë mbrojtja duhej të shpëtojë me forcat e fundit. Menjëherë pas kësaj trajneri Osmani sikur qetësoi lojën me zëvendësimin e parë kur largoi nga loja Eminin ndërsa mundësi për të shënuar paraqitjen e parë pas kthimit në skuadër i dha Valmir Nafiut. Disa minuta u zhvillua lojë e baraspeshuar në mes të terrenit, para se në të 72-ën Rodrigues të rikthejë emocionet me një të djathtë të fortë që evitohet me intervenim të saktë të Zahovit. Në anën tjetër 11-të minuta para fundit Adili tenton pak sa me vetëbesim të tepruar nga distanca shumë e madhe, mirëpo pa mundur të gjejë kuadrantin. Alimi në minutat e fundit pati tentativë të ngjashme, ndërsa në anën tjetër në minutën e 88-të mbrojtja me shumë sakrificë pastron rrezikun. Vendasit kërkuan shpëtimin në pesë minutat shtesë, por Shkëndija u mbrojt me sukses duke vulosur suksesin historik dhe kualifikimin në xhiron e tretë të Champions League.
SHERIFF TIRASPOL- SHKËNDIJA 0:0 (0:0) agg. 0:1
Stadiumi ‘Sheriff Main Stadium’ në Tiraspol
Shikues: 7 000
Arbitër: Ville Nevalainen (Finlandë)
Arbitra anësorë: Ville Koskiniemi dhe Mika Lamppu (Finlandë)
Delegat: Christian Welander (Suedi)
Golashënues: (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Kovaçeviç, Kendysh, Rodrigues dhe Kamara (Sheriff Tiraspol), ndërsa Totre, Selmani dhe Bejtullai (Shkëndija)
Karton i kuq: /
SHERIFF T.: Pascenco, Jo Santos (Balima 69’), Cristiano, Paliç, Kovaçeviç, Badibanga (Rodrigues 56’), Kamara, Sushiç, Kendysh, Kapiç (Boicius 78’), Posmac.
Trajner: Goran Sabliç
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Musliu, Ibraimi, Totre (Taipi 84’), Selmani (Çeshmexhiev 90’+3), Murati, Junior, Emini (Nafiu 67’), Adili.
Trajner: Qatip Osmani