Mundemi 1:0 në transfertën me Shkupin në xhiron e 17-të të elitës së futbollit vendor.
SHKUPI – SHKËNDIJA 1:0 (1:0)
Stadiumi i Çairit në Shkup
Golashënues: Trapanovski 38’ (Shkupi)
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
SHKUPI: Iljazi (c), Mladenovski, Sheji, Toshevski,
Trajner: Goran Zdravkov, Vosha (Serafimov 90’), Trapanovski (Ackovski 90’+4), Ramani, Akuka (Sampaio 70’), Diene, Pinter, Kueven (Adem 70’).
Trajner: Mladen Zhizhoviq
SHKËNDIJA: Taleski, Limani, Cake, Çinari, Totre (c) (Jakupi 77’), Velija, Shala, Aganspahiç, Elezi (Nuhija 46’), Dita, Adili (Rexhepi 77’)
Trajner: Ardian Nuhiu
Kuqezinjtë dalin pa pikë nga Çairi, pasi kemi pësuar disfatë 1:0 nga Shkupi në derbin e xhiros së 17-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Një gol i Trapanovskit në pjesën e parë rezultoi deçiziv për fatin e takimit, në të cilin Shkëndija luajti me mungesa të konsiderueshme si Kransiqi, Qaka e Maksimov.
Ndeshja nisi me kujdes nga dy ekipet që më shumë mendonin për të ruajtur portën, se sa për të shënuar. Emocionet e para i solli Çinari me një të majtë të fortë, por qendrore që nuk shqetësoi tepër Iljazin, derisa e njejta situatë në anën tjetër kur Taleski kontrolloi të majtën e Pinterit. Pak më vonë Trapanovski provoi nga distanca, duke detyruar Takeskin të zgjatet mirë për të shpëtuar portën. Fatkeqësisht, ky do të ishte paralajmërim për atë që do të ndodhte në minutën e 38-të kur Trapanovski gjeti tepër hapsirë në zonë, kur krijoi situatën e dëshiruar dhe me një të djathtë precize realizon për epërsi të vendasve.
Pjesa e dytë pritej të sjell reagim të kuqezinjëve që nisën me Amir Nuhijan e inkudruar në vend të Dashmir Elezit, por mundësinë e parë e sollën vendasit pas një gabimi të tanëve, mirëpo Taleski kontrollon të djathtën e Kukës. Në minutën e 68-të Aganspahiç zbret me gjoks topin për Çinarin, mirëpo e majta e tij bllokohet nga vendasit. Shkëndija në vazhdim tentoi, por pa një rast të vërtetë, derisa Shkupi humbi mundësi ideale me Ali Ademin dhe Voshën. Në fund rezultati doli 1:0 për vendasit.
Ndeshja e radhës
Të dielën e ardhshme luhen ndeshjet e xhiros së 18-të e të fundit për gjysmësezonin vjedhtor dhe kuqezinjtë në Tetovë luajnë me Sileksin.
Shkëndija-Sileksin 10.12.2023