Kuqezinjtë ndalen me barazim pa gola në duelin me Voska Sportin. Çinari humbi rastin më të mirë kur nuk shënoi nga penaltia 10-të minuta para fundit.
SHKËNDIJA – VOSKA SPORT 0:0
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: /
Arbitër: Dimitar Pileshkov (Shtip)
SHKËNDIJA: Taleski, Velija, Cake, Dita, Webster, Qaka (R. Ramadani 70’), Totre (c) (F. Ramadani 77’), Krasniqi (Shala 46’’) Çinari (Jakupi 90’), Aganspahiç, Krstevski (Ademi 46’).
Trajner: Jeton Beqiri
VOSKA SPORT: Zahov, Nikoliq (c), Jahiji (Todoroski 46’), Marushiq, Jusufi (Georgiev 70’), Stjepoviq (Jasharovski 90’+2), Iljazi (Trpeski 21’), Ilieski, Koçoski, Bajrami, Jahja.
Trajner: Srgjan Zaharievski
Pa freskinë dhe rastet e ndeshjeve paraprake dhe me një penalti të humbur Shkëndija nuk ka mundur të shkojë përtej barazimit pa gola me Voska Sportin në duelin e xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Kuqezinjtë dominuan nga fillimi deri në fund, kishin posedimin e topit dhe luajtën në pjesën e kundërshtarit, mirëpo vështirë vinim në rrezik ish-gardianin tonë Kostadin Zahov. Interesant se pavarësisht dominimit të Shkëndijës më pranë epërsisë shkuan miqtë në minutën e 16-të kur u desh një super intervenim i Taleskit për të mbajtur shifrat 0:0. Shkëndija kishte disa momente kur mundej dhe duhej të jetë më agile, por në pauzë shkuam me rezultatin e fillimit.
Hyrja e Shalës në të dytën na bëri më aktiv në krahun e majtë, por sërish vështirë vinim në mundësi shënimi. Në minutën e 54-t Velija kërkon golin, por e majta e tij shkoi skaj portës, derisa pak më vonë Shala zhvilloi aksion të mirë por gjuatja e tij ishte shumë qëndrore pa shqetësuar Zahovin. U duk se dominimin në terren do ta kurrorëzojmë me gol në minutën e 80-të kur Zahov fillimisht shkakton penalti ndaj Totres, derisa më vonë lexon Çinarin nga pika e 11 metërshit duke ruajtur rezultatin 0:0. Në fund për pak sa nuk u ndëshkuam kur Marushiq doli i vetmuar para Taleskit, por fatmirësisht goditi skaj portës.
Ndeshja e radhës
Të shtunën ndeshjet e xhiros së 24-të dhe Shkëndija si mysafire përballet me Vardarin.
Vardari-Shkëndija 16.03.2024