Paraqitje e sigurtë e kuqezinjëve që mundin 4:1 Bregallnicën. Shkëlqen Krstevski me gol dhe asist, derisa realizojnë edhe Ademi, Shala dhe Aganspahiç.
SHKËNDIJA – BREGALLNICA 4:1 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Krstevski 7’, Ademi 18’, Shala 56’ dhe Aganspahiç 89’ (Shkëndija), ndërsa Selmani 78’ (Bregallnica)
Arbitër: Igor Ivanov (Veles)
SHKËNDIJA: Taleski, R. Ramadani, Cake, Çinari (Jakupi 59’), Totre (c) (Dita 85’), Ademi (Aganspahiç 75’), Shala (Webster 75’), Krstevski (Krasniqi 75’), Merxhani, Velija, Adili.
Trajner: Jeton Beqiri
BREGALLNICA: Jankov, Jovanov, Robakidze (Kalpaçki 23’), Donov (Manevski 61’), Solomon (Gjorgjiev 61’), Gjorgiev, Selmani, Lvaliva (Stojçevski 83’), Siljanovski (c), Gligorov (Tasev 61’), Filipoviq.
Trajner: Goran Zdravkov
Shkëndija rikthehet suksesshëm në kampionat pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, derisa me fitoren 4:1 ndaj Bregallnicës kemi ndalur serinë prej tre barazimeve të njëpasnjëshme.
Me disa ndryshime në formacion, kuqezinjtë nisën furishëm dhe në minutën e 7-të u prish baraspesha në rezultat kur Vane Krstevski me golin e parë zyrtar me fanellën tonë sjell epërsi 1:0. Shkëndija vazhdoi me të njejtin ritëm dhe në minutën e 18-të vjen goli i dytë me Fiton Ademin i ndihmuar edhe nga mbrojtësi kundërshtar Lvaliva, pasi paraprakisht me super asist u shfaq Krstevski. Vetëm dy minuta më vonë shkuam pranë golit të tretë, mirëpo e majta e Çinarit nga gjuajtja e lirë u ndal në traversë. Bregallnica ishte inferiore në këtë periudhë pa arritur të del para më seriozisht, derisa goditjen e parë por jashta kuadratit e sollën në minutën e 39-të.
Pjesa e dytë nisi me super mundësi për Shkëndijën kur Merxhani harkoi shkëlqyeshëm para portës, mirëpo vonohen Ademi e Çinari, duke lëshuar shans ideal për 3:0. Goli i tretë gjithsesi do të vinte kur Shala në minutën e 56-të godet saktë me topin që ndalet në rrjetën kundërshtare. Me epërsi prej tre golave sikur u ndje një vetëkënaqësi në lojën tonë, duke humbur disa mundësi për 4:0 me Reshat Ramadanin, Shalën dhe Webster, derisa u ndëshkuam kur Remzifaik Selmani depërtoi bukur dhe me një të djathtë precize shënoi për 3:1. Shkëndija në fund solli edhe golin e 4 kur e djathta e fortë e Krasniqit u ndal në traversë, derisa topin e dëbuar Aganspahiç e përcjell në rrjetë.
Ndeshja e radhës
Të dielën e ardhshme luhen ndeshjet e xhiros së 26-të dhe Shkëndija si mysafire përballet me Makedonija Gj.P..
Vardari-Shkëndija 07.04.2024