Kuqezinjtë marrin fitoren e tretë në ndeshjen e tretë kampionale, pasi sot në Tetovë mundëm Bregallnicën 2:0 me golat nga Aganspahiç dhe Dita.
SHKËNDIJA – BREGALLNICA 2:0 (0:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues: Aganspahiç 61’ dhe Dita 90’+7 (Shkëndija)Arbitër: Nderim Tefiku (Kumanovë)
SHKËNDIJA: Taleski, Rexhepi, Cake, Adili, Limani (Velija 46’) Totre (c), Maksimov (Nuhija 90’+7), Çinari (Jakupi 90’+7), Krasniqi, Qaka (Dita 80’) Elezi (Aganspahiç 46’).
Trajner: Ardian Nuhiu
BREGALLNICA: Davkov, Jovanov, Dimitrievski, Stepanenko (Tasev 89’), Stojçevski, Anderson (Miholov 89’), Venegas (Gjorgjiev 67’), Vebster, Robakidze (D. Dimitrievski 80’), Lvaliva (c), Kallpaçki. Trajner: Goran Zdravkov
Vazhdon marrshimi i sigurtë i kuqezinjëve në kampionat duke ruajtur ecurinë e 100% të fitoreve. Tre nga tre për djemtë e trajnerit Ardian Nuhiu. Pas Voska Sport dhe Tikveshit, sot para Shkëndijës dorëzohet Bregallncia, në duelin e xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, e para për ne në Tetovë në sezonin e ri. Aganspahiç dhe një realizim i vonshëm i Ditës sollën golat e fitores 2:0 përballë Bregallnicës.
Shkëndija me formacionin e njejtë si të dielën ndaj Tikveshit nisi e vendosur në sulm duke paralajmëruar se opsion ka vetëm tre pikët, mirëpo shansin e parë e kishin miqtë kur Venegas goditi skaj portës. Përgjigjemi me Elezin pas super asistit të Totres, mirëpo topi kaloi ngjitur me shtyllën. Pak më vonë Davkov shpëton miqtë pas goditjes së Krasniqit, derisa në fund të pjesës së parë Taleski ne super intervenim nuk lejon të gjendemi në negativë.
Pjesën e dytë e nisëm me dy zëvendësime kur Aganspahiç dhe Velija hynë në vend të Elezit e Limanit, derisa së sërish kanosjen e parë e sjell Bregallnica kur e majta e Vebsterit ndalet në shtyllë. Në anën tjetër lëviz bukur Aganspahiç, por e djathta e tij ndalet nga Davkov. Gjithsesi ky ishte paralajmërim i sulmuesit boshnjak për atë që do të ndodhte në minutën e 61. Maksimov depërton në të majtë dhe asiston para portës ku Aganspahiç plason në rrjetë për erupcion në tribuna dhe epërsi 1:0. Maksimov në vazhdim kishte dy mundësi të mira për 2:0, mirëpo nuk gjeti kuadratin. Goli i dytë gjithsesi do të vinte në kohën shtesë kur Bruno Dita shfrytëzon një rëmujë para portës dhe me qetësi vulos rezultatin final Shkëndija 2, Bregallnica 0.
Ndeshja e radhës
Shkëndija në fundjavë luan si mysafire me Rabotniçkin në Shkup në duelin e xhiros së pestë në LPFMV.
Rabotniçki-Shkëndija 27.08.2023